Foto nga VCG
Më 15 nëntor, dy rezultatet e para të kërkimit të pavarur, të bëra nga shkencëtarët kinezë, duke përdorur mostra nga ana e largët e Hënës të rikuperuara nga Chang'e-6, u botuan njëkohësisht në revistat akademike ndërkombëtare "Nature" dhe "Science".
Dy studime zbulojnë për herë të parë, se kishte ende aktivitet të ri të magmës në anën e largët të Hënës, rreth 2.8 miliardë vjet më parë. Një nga studimet tregon se aktiviteti magmatik në anën e largët të Hënës ka ekzistuar 4.2 miliardë vjet më parë dhe ka zgjatur për të paktën 1.4 miliardë vjet. Këto studime ofrojnë prova kryesore shkencore për të kuptuar evolucionin e Hënës.
Foto nga CMG
Komuniteti shkencor ndërkombëtar ka kuptuar përmes misioneve Apollo, misionet Luna, etj. se aktiviteti më i vjetër vullkanik në anën e largët të Hënës, mund të gjurmohet 4 miliardë vjet më parë.
Që nga viti 2021, shkencëtarët kinezë kanë përdorur mostrat e tokës hënore të marra nga Chang'e-5, për të vërtetuar se kishte ende aktivitet magme në shkallë të gjerë në anën e largët të Hënës dy miliardë vjet më parë, madje ka pasur aktivitet vullkanik në shkallë të vogël qindra miliona vjet më parë.