COP29, ekspertët: Vendet e pasura duhet të dyfishojnë financimin e klimës deri më 2030-n
2024-11-15 18:31:13

Vendet e pasura duhet të dyfishojnë shumën e financimit të klimës që paguhet nga paratë e taksapaguesve çdo vit deri në vitin 2030, bëri të ditur grupi i pavarur i ekspertëve të nivelit të lartë për financimin e klimës, i emëruar nga OKB-ja.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“IHLEGCF”-ja vlerësoi se do të nevojiten rreth 1 trilion dollarë për të përmbushur objektivat e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, të cilat synojnë të kufizojnë ngrohjen e rrezikshme globale, shkruan “ATSH”.

Vendet më të pasura më parë premtuan 100 miliardë dollarë në vit në financa private dhe publike për të ndihmuar vendet në zhvillim të gjelbërojnë ekonomitë e tyre dhe të përshtaten me ndikimet e pashmangshme të ndryshimeve klimaterike, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar Traktatin e Parisit. Por, ato ranë dakord që një marrëveshje e re për financimin e klimës duhet të vendoset përpara vitit 2025.

Sipas IHLEGCF-së, një total prej 1 trilion dollarësh duhet të derdhen në vendet në zhvillim çdo vit deri në vitin 2030, për të përmbushur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit.

Për të përmbushur pjesën e tyre prej një trilion dollarësh, IHLEGCF-ja bëri të ditur se bankat shumëpalëshe do të duhet të trefishojnë flukset financiare drejt vendeve në zhvillim deri në vitin 2030, në rreth 250 miliardë deri në 300 miliardë dollarë.

Raporti paralajmëroi se çdo mungesë e investimeve para vitit 2030 do të ushtrojë presion të shtuar në vitet në vijim dhe për këtë arsye do të krijojë një rrugë më të pjerrët dhe potencialisht më të kushtueshme drejt stabilitetit klimaterik.

“Sa më pak të arrijë bota tani, aq më shumë do të na duhet të investojmë më vonë”,- vuri në dukje raporti.