Mbi 20 kompani kineze marrin kredi për blerjen e aksioneve
2024-10-22 11:03:59

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Më shumë se 20 kompani kineze të listuara njoftuan se kanë nënshkruar marrëveshje me institucionet financiare, ose kanë marrë letra angazhimi, për të siguruar kredi për blerjen e aksioneve dhe rritjen e tyre, shkruan “Xinhua”.

Njoftimet erdhën pasi Banka Qendrore e Kinës lançoi të premten një lehtësi të veçantë rihuadhënieje, që synon të udhëzojë bankat për t'u dhënë kredi kompanive të listuara dhe aksionarëve të tyre kryesorë për blerje dhe rritje të aksioneve.

Shkalla fillestare e rihuadhënies është 300 miliardë juanë (rreth 42.09 miliardë dollarë amerikanë) me një normë interesi prej 1.75 për qind.

Sipas Bankës Qendrore, lehtësia mund të aplikohet për lloje të ndryshme kompanish pavarësisht nga pronësia e tyre.