Foto nga VCG
Para fillimit të Kongresit të 12-të Kombëtar të Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kinës, Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një letër urimi kongresit. Ai shprehu përshëndetjet e sinqerta për punonjësit, anëtarët dhe vullnetarët e kësaj shoqate. Ai shprehu gjithashtu shpresat e tij për një punë sa më të mirë të Shoqatës së Kryqit të Kuq.
Xi Jinping theksoi se komitetet e niveleve të ndryshme të Partisë Komuniste të Kinës dhe qeveritë e tyre, duhet të forcojnë udhëheqjen dhe mbështetjen për punën e Kryqit të Kuq, si dhe duhet të krijojnë mjedis dhe kushte të mira për aktivitetin e Shoqatës.
Ai shprehu shpresën që punonjësit, anëtarët dhe vullnetarët e kësaj shoqate të kenë gjithmonë në vëmendje vullnetin dhe misionin fillestar të tyre, të përmbushin detyrat e kohës, për të shkruar një kapitull të ri në karrierën e Shoqatës së Kryqit të Kuq.
Më 9 tetor u hap në Pekin Kongresi i 12-të Kombëtar i Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kinës. (Xu Guang)