Çmimet e konsumit, në nivelin më të ulët që nga qershori 2021
2024-10-09 10:47:28

Treg (Foto  Agro web)

Niveli i çmimeve në Shqipëri ka vijuar një rënie graduale në muajin shtator, duke u ulur në 1.9%, krahasuar me 2% në gusht dhe 2.1% në korrik, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave.

Rritja më e madhe e çmimeve është ndikuar nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, që kontribuoi me 0.94 pikë përqindje në rritjen e përgjithshme, bën të ditur “RTSH”.

Grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikoi gjithashtu pozitivisht me 0.3 pikë përqindje. 

Ndërkohë, krahasuar me shtatorin e një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “argëtim dhe kulturë” me 4.6%, pasuar nga grupet “veshje dhe këpucë” dhe “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”. (Elona)