Kina i jep përparësi transportit inteligjent
2024-10-08 12:10:22

foto nga VCG

Porti Rizhao në provincën Shandong të Kinës Lindore, me sistemin inteligjent të ngarkim-shkarkimit të mallrave / foto nga VCG

Kina ka ndjekur zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit të saj të transportit, duke i dhënë përparësi qëndrueshmërisë dhe transformimit inteligjent, shkruan “Xinhua”.

Vendi ka promovuar përdorimin e automjeteve me energji të re, me të dhëna që tregojnë se mbi 530.000 autobusë elektrikë dhe 1 milion automjete logjistike funksiononin në zonat urbane deri në fund të vitit 2023.

Automjetet me energji të re (NEV) kanë fituar popullaritet të madh në mesin e pronarëve të makinave kineze. Të dhënat industriale treguan se shkalla e futjes së NEV-ve në treg në vend ishte 44.8 për qind në gusht, që do të thotë se dy në çdo pesë makina të shitura në Kinë tani fuqizohen nga energjia e re.

Teknologjitë inteligjente dhe dixhitale po e transformojnë sektorin. Kina ka rritur përpjekjet për t'i bërë më inteligjente hekurudhat, rrugët, korsitë e transportit detar, aviacionin civil dhe shërbimet postare.

Vendi kryeson botën në shkallën e terminaleve të automatizuar të kontejnerëve të ndërtuar ose në ndërtim e sipër. Shërbimet e transportit dixhital janë bërë pjesë e jetës së përditshme të njerëzve, me shërbimet e rezervimit të taksive në internet që trajtojnë mbi 30 milionë porosi çdo ditë dhe shërbime të marrjes me qira të biçikletave të disponueshme në më shumë se 400 qytete. (Fatosi)