CMG-ja: Duke u nisur nga Rio, Kina promovon zhvillimin e përbashkët të botës
2024-11-19 23:01:42

Foto nga VCG

Ditët e fundit Samiti i Liderëve të G20-s ka tërhequr vëmendjen e botës. Komuniteti ndërkombëtar po pyet: Duke filluar nga Rio, çfarë lloj bote duhet të ndërtojë njerëzimi? Si mund të ndërtohet kjo botë? Si të nxitet reforma e qeverisjes globale? Çfarë roli duhet të luajë G20-a? Fjalimi i rëndësishëm i presidentit kinez Xi Jinping u dha përgjigje të qarta këtyre pyetjeve, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

"Ndërtimi i një bote të drejtë me zhvillim të përbashkët" dhe "bashkimi i duarve për të ndërtuar një sistem të drejtë e të arsyeshëm të qeverisjes globale", këto janë disa nga propozimet madhore që paraqiti presidenti Xi për të promovuar zhvillimin e përbashkët të të gjitha vendeve në samit, duke njoftuar tetë veprimet e Kinës për të mbështetur zhvillimin global. Në të njëjtën kohë, presidenti Xi shtjelloi në mënyrë gjithëpërfshirëse konceptet e qeverisjes globale të Kinës në fushat e ekonomisë, financave, tregtisë, digjitalizimit, mjedisit ekologjik etj., të cilat gjetën jehonë të gjerë midis të gjitha palëve të pranishme në takim. Vëzhguesit besojnë se propozimet dhe veprimet e Kinës kanë sjellë urtësi e shtysë në zhvillimin e përbashkët të botës, kanë ofruar një plan për përmirësimin e qeverisjes globale, kanë pasqyruar kuptimin e thellë të situatës ekonomike botërore e të prirjeve të zhvillimit njerëzor e kanë treguar veprimet e një vendi të madh, vijon komenti i CMG.

Një raport i fundit i publikuar nga agjencitë e OKB-së tregon se afërsisht 733 milionë njerëz në mbarë botën do të përballen me urinë në vitin 2023 dhe 1 në 11 veta nuk do të ketë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Si të shpëtojmë nga varfëria? Në këtë drejtim, përvoja kineze e nxjerrjes së të 800 milionë njerëzve të varfër nga skamja është rrënjosur thellë në zemrat e njerëzve. Kjo jo vetëm që promovon kauzën e uljes së varfërisë globale, por gjithashtu rrit në mënyrë efektive besimin e zhvillimit të Jugut Global dhe i bën njerëzit të besojnë fort se Kina mund të arrijë sukses dhe vendet e tjera në zhvillim gjithashtu mund të arrijnë sukses.

Kina njoftoi tetë veprime për të mbështetur zhvillimin global, duke përfshirë ndërtimin e përbashkët me cilësi të lartë të “Një brez, një rrugë”, thellimin e bashkëpunimit praktik në fusha të ndryshme, si ulja e varfërisë, siguria ushqimore, ekonomia digjitale dhe përkrahja për zhvillimin e Afrikës; hapja e njëanshme ndaj vendeve më pak të zhvilluara etj. Të gjitha këto janë shumë specifike dhe praktike.

Askush nuk duhet të mbetet pas në rrugën e modernizimit. Duke u nisur nga Rio, G20 duhet të vazhdojë të jetë një forcë për përmirësimin e qeverisjes globale dhe promovimin e progresit historik. Si një anëtare e rëndësishme, Kina do të vijojë të promovojë një botë të barabartë e të rregullt multipolare dhe një globalizim ekonomik që sjell përfitime për të gjithë dhe gjithëpërfshirës, duke lënë "vulën kineze" dhe duke kontribuuar me "fuqinë kineze" në procesin e arritjes së zhvillimit të përbashkët dhe përmirësimit të qeverisjes globale, e mbyll komentin e vet CMG-ja. (Çang Çuo)