Britani e Madhe protestues pro-palestinezë (Foto ATSH)
Qindra protestues pro-palestinezë u mblodhën të shtunën në qendër të Londrës, me një operacion “të rëndësishëm” policor në vend, në të gjithë kryeqytetin ndërsa ngjarjet shënojnë përvjetorin e sulmeve të 7 tetorit në Izrael, njofton RTSH.
Rreth 200 aktivistë pro-palestinezë u mblodhën në Sheshin Bedford përpara një marshimi të planifikuar mes një pranie të madhe policie.
Disa prej tyre mbanin në duar flamuj libanezë dhe iranianë dhe pankarta ku thuhej “Ne nuk qëndrojmë përballë gjenocidit!” dhe “Sionizmi është racizëm!”, ndërsa shumë të tjerë brohorisnin “Palestina e lirë!”.
“Një operacion “i rëndësishëm” policie është duke u zhvilluar në të gjithë Londrën në përgjigje të protestave të planifikuara dhe ngjarjeve përkujtimore”, tha Policia Metropolitane.
Të dielën pasdite, në Hyde Park u zhvillua një ngjarje përkujtimore, e organizuar nga bordi i deputetëve të hebrenjve britanikë, Këshilli i Lidershipit Hebre dhe grupe të tjera. (Fatosi)