Kinezët kënaqen me kulturën dhe turizmin gjatë festës njëjavore të Ditës Kombëtare
2024-10-05 14:11:34

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Gjatë festës së Ditës Kombëtare të Kinës, 18 nxënës morën pjesë në një turne studimor në Kinën e veriut, për të mësuar dhe vlerësuar arkitekturën tradicionale kineze.

Ata panë me kureshtje pjesë karakteristike të zonave shumta që vizituan, si dhe kompleksin e njohur të tempullit Jinci, në provincën Shanxi, që daton mbi 1400 vjet më parë, shkruan “China Daily”.

“Shpresojmë që ky tur të frymëzojë një vlerësim për estetikën arkitekturore tek këta fëmijë nga provinca Sichuan dhe t'i lejojë ata të përjetojnë sharmin e kulturës tradicionale kineze”,- deklaroi Kan Li, një nga katër mësuesit që shërbyen si udhërrëfyes gjatë turneut studimor.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë festës njëjavore të Ditës Kombëtare që fillon më 1 tetor, qytetarët kinezë udhëtojnë për të shijuar edhe aktivitete të ndryshme.

Këtë vit, sektori i transportit në vend pritet të përballojë mesatarisht 277 milionë udhëtime ditore gjatë pushimeve, një rritje prej 19.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, sipas Ministrisë së Transporteve. (Irma)