Linja lidhëse Shenzhen-Zhongshan vendos një rekord të ri trafiku gjatë festave
2024-10-05 13:58:25

Festa shtatëditore e Ditës Kombëtare të Kinës shënon pushimet e para të gjata që nga hapja e Linjës Shenzhen-Zhongshan.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Linja lidhesë Shenzhen-Zhongshan e cila u hap më 30 Qershor, është një kalim ndërdetar që lidh qytetet Shenzhen dhe Zhongshan të provincës Guangdong të Kinës Jugore.

Sipas një profili në Wechat, më 1 Tetor trafiku i përgjithshëm arriti në 155 mijë automjete, duke vendosur kështu një rekord të ri.

Për të siguruar një trafik të rrjedhshëm gjatë pushimeve, këto ditë u vendosën në linjë mbi 170 punonjës të administrimit të rrugëve, monitorimit, shpëtimit dhe mirëmbajtjes, së bashku me mbi 100 policë trafiku nga Shenzheni dhe Zhongshani dhe gati 100 automjete për operacione speciale.

Si një projekt kryesor transporti në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong - Hong Kong - Makao, kjo linjë rreth 24 km e gjatë, luan një rol kyç në lidhjen e qendrave urbane. Që nga hapja e saj, linja lidhëse ka ulur dukshëm kohën e udhëtimit midis qyteteve Shenzhen dhe Zhongshan, nga 2 orë në vetëm 30 minuta, duke nxitur më tej integrimin e Zonës së Madhe të Gjirit.