Foto VCG
Në gjysmën e parë të vitit, organet përkatëse në të gjithë Kinën patën 292.000 raste për rishqyrtimit administrativ, që përfaqëson një rritje prej 150 për qind në baza vjetore, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, citon “Xinhua”.
Ndër këto raste, sipas ministrisë, janë korrigjuar 24.000 raste të veprimeve të paligjshme ose të pahijshme administrative dhe janë përfunduar 64.000 raste.
Pas kalimit të procesit të rishqyrtimit, 202.000 mosmarrëveshje u zgjidhën pa pasur nevojë për procedura administrative.
Me hyrjen në fuqi të Ligjit të rishikuar rishtazi për Rishqyrtimin Administrativ, që nga 1 janari, autoritetet e rishqyrtimit administrativ në të gjitha nivelet kanë trajtuar rastet e rishqyrtimit administrativ në mënyrë efikase dhe efektive. (Irma)