Pjesa kontinentale e Kinës dërgon ngushëllime pas rënies së zjarrit në spitalin e Tajvanit
2024-10-04 14:58:24

Foto VCG

Zyra e Çështjeve të Tajvanit në Këshillin Shtetëror të Kinës shprehu të enjten ngushëllime për familjet e viktimave dhe të të plagosurve, pas një zjarri që ra në një spital të kontesë Pingtung në Tajvanin jugor, i cili shkaktoi nëntë viktima.

"Ne jemi të pikëlluar nga një aksident i tillë. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për bashkatdhetarët e Tajvanit që humbën jetën, për familjet e tyre dhe të plagosurit," tha zëdhënësi Zhu Fenglian në një deklaratë.

Në orën 7:41 të mëngjesit të së enjtes, departamenti lokal i zjarrfikësve mori një raportim për tym të dendur që dilte nga një ndërtesë në Spitalin Memorial Antai Tian-sheng në Pingtung.

Autoritetet spitalore thanë se shkaku i zjarrit ishte djegia e kompresori ajri në dhomën e makinerisë së godinës spitalore. Shumica e viktimave ishin pacientë të moshuar të shtruar në spital. (Elona)