Rreth 1.2 milionë persona janë zhvendosur nga Libani nga sulmet izraelite
2024-10-04 14:18:39

Foto nga VCG

Qeveria libaneze bëri të ditur se rreth 1.2 milionë persona janë zhvendosur nga bombardimet masive ajrore të Izraelit.

Kreu i Komitetit të Emergjencës të qeverisë, Nasser Yassin, deklaroi se rreth 160.000 persona kanë gjetur strehim, shkruan “ATSH”.

“Pothuajse 300.000 njerëz kanë kaluar kufirin për në Siri, qëkur Izraeli filloi fazën e tij të sulmeve intensive ndaj objektivave, që i përkasin milicisë shiite Hezbollah javën e kaluar”,- thuhet në raportin e qeverisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hezbollahu ka qëlluar me raketa çdo ditë drejt Izraelit prej disa muajsh. Synimi i deklaruar i Izraelit është të largojë milicinë nga kufiri për të mundësuar rreth 60.000 izraelitë të evakuuar nga zona veriore të kthehen në shtëpi.  (Irma)