Foto nga VCG
Izraeli nisi të martën një operacion ushtarak tokësor në jug të Libanit, ndërsa të mërkurën herët në mëngjes, Irani goditi me raketa territorin izraelit.
Lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze tha se Kina është thellësisht e shqetësuar për trazirat në Lindjen e Mesme dhe kundërshton shkeljen e sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Libanit, si edhe përshkallëzimin e tensioneve dhe zgjerimin e konfliktit. Pala kineze i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht fuqive të mëdha me ndikim, që të luajnë një rol vërtet konstruktiv për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës. Kina beson se fakti që armëpushimi në Gazë nuk është arritur ende, është shkaku kryesor i gjendjes së trazuar të tanishme në Lindjen e Mesme dhe të gjitha palët duhet të arrijnë sa më shpejt një armëpushim të plotë e të qëndrueshëm në Gaza.