Fjala kyçe: 未来---[wèi lái]---e ardhme
Sekretari i Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres / foto VCG
"Popujt e mbarë botës shpresojnë një të ardhme paqësore, me dinjitet dhe lulëzim. Ata bëjnë thirrje për ndërmarrjen e veprimeve globale, në zgjidhje të krizës klimatike, pabarazive edhe rreziqeve të reja që kërcënojnë çdo njeri."
Kjo është thirrja e ditëve të fundit e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres, në Samitin e Kombeve të Bashkuara për të Ardhmen. Ai pret që vendet e ndryshme të forcojnë solidaritetin, për të përballuar bashkërisht sfidat gjithnjë e më serioze.
Po përse ky samit, një nga mbledhjet e nivelit më të lartë të OKB-së, këtë vit ka temën e "së ardhmes"? Kjo është pyetja që shtron CMG - Grupi Mediatik i Kinës një artikull të tijin.
Shkaku i drejtpërdrejtë është acarimi i mëtejshëm i tronditjes së botës, vijohet në artikull. Njerëzimi ndodhet përpara rreziqeve të mëdha: konflikti Rusi-Ukrainë, konflikti Palestinë-Izrael dhe përshkallëzimi i kundërvënies Liban-Izrael. Ndërkohë, nuk mungojnë as sfidat e ndryshimeve klimatike, siguria ushqimore, kriza e refugjatëve dhe aplikimi i teknologjive të reja. Çfarë e ardhme i nevojitet njeriut? Si të ndërtohet një e ardhme më e mirë? Këto janë pyetjet që shtrohen vazhdimisht nga mbarë bota.
Pikërisht në këto rrethana, afro 130 krerë shteti dhe qeverie, u mblodhën në Nju Jork për të diskutuar strategjitë e së ardhmes. Ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e mbarë botës është se në ditën e parë të samtit, palët miratuan në bazë të konsultimeve Paktin për të Ardhmen, si dhe shtojcat e tij, Paktin Digjital Global dhe Deklaratën për Gjeneratat e Ardhshme.
Ky pakt u arrit pas shumë përpjekjesh, në bazë të bisedimeve intensive të dy viteve të fundit. Ai mishëron vendosmërinë dhe vullnetin e palëve për reformimin e sistemit të qeverisjes ndërkombëtare, rifillimin e multilateralizmit dhe përballimin e sfidave.
Në këtë pakt paraqiten 56 plane veprimesh rreth pesë temave kryesore, si zhvillimi i vazhdueshëm, paqja dhe siguria, novacioni shkencës dhe teknologjisë, të rinjtë e brezave të ardhshëm si dhe qeverisja globale, duke premtuar nisjen e një epoke të re të multilateralizmit. Pakti konsiderohet nga palët si një dokument me rëndësi "guri kilometrik" për përshkrimin e masterplanit të të ardhmes së botës.
Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi / foto VCG
Si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, Kina shprehu përkrahjen e vendosur për këtë samit. Wang Yi, Përfaqësuesi i posaçëm i Presidentit të Kinës Xi Jinping, njëherësh Ministër i Jashtëm, paraqiti një propozim me katër pika për me paqen, zhvillimin, lulëzimin, drejtësinë dhe të ardhmen më të bukur. Ai theksoi se palët duhet të mbrojnë sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb. Ato duhet të mbrojnë të drejtat dhe interesat e vendeve në zhvillim, të nxisin globalizimin ekonomik me gjithëpërfshirjen dhe favorizimin e të gjthëve.
Këto propozime janë garanci për realizimin e Paktit të së Ardhmes. Gjithashtu vizioni i këtij pakti ka patur jehonë të gjerë nga palët e ndryshme.
Nëse themi se Pakti i të Ardhmes po kërkon përgjigje se çfarë botë do të ndërtohet dhe si të ndërtohet ajo, atëherë një sërë nismash dhe veprimesh shumëpalëshe të paraqitura nga pala kineze në arenën ndërkombëtare, përputhen plotësisht me këtë pakt, duke u bërë një forcë e përbashkët me të.
Gjatë dhjetë viteve të fundit, koncepti i paraqitur nga Kina për Bashkësinë me të Ardhme të Përbashkët për Njerëzimin, është pranuar nga gjithnjë e më shumë njerëz, madje është përfshirë në dokumentin e OKB-së. Kina paraqiti edhe tre nisma globale rreth zhvillimit, sigurisë dhe qytetërimit. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vlerësoi, "Kina është bërë shtylla kryesore e multilateralizmit, ndërsa synimi jonë për zbatimin e multilateralizmit është krijimi i bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin."
Opinioni ndërkombëtar vuri re se gjatë fjalimit në këtë samit, pala kineze theksoi që përballë situatës botërore me ndryshime dhe trazira, "vendet e mëdha duhet veprojnë në veçanti si shembull", "të bëhen nxitës të solidaritetit botëror dhe gur balancimi i paqes ndërkombëtare. Kjo ka rëndësi të madhe konkrete, komentoi CMG.
foto VCG