Negociatat Kinë-BE për çështjen e antisubvencionit lidhur me automjetet elektrike janë në zhvillim e sipër. Nëse të dy palët do të arrijnë një rezultat para përmbushjes së afatit përfundimtar, ky është bërë fokusi i vëmendjes publike.
Një fabrikë i prodhimit të makinës elektrike, qyteti Nanchang, provincë Jiangxi, Kinë(Foto nga VCG)
Një burim pranë negociatave i tha Grupit Mediatik të Kinës (CMG) se, në bazë të përvojave të kaluara, do të ishte më mirë nëse të dyja palët mund ta zgjidhin mosmarrëveshjen nëpërmjet angazhimeve në çmim ose fusha të tjera, pas komunikimit të thelluar dhe konsultimeve miqësore. Por, është edhe normale nëse për shkak të kërkesave tepër të larta të paraqitura nga njëra palë, në fund të mos arrihet konsensusi. Pavarësisht çfarë rezultati, vendosmëria e Kinës për të mbrojtur interesat e saj thelbësore nuk do të ndryshojë. Është e pamundur që Kina të bëjë kompromis në këtë drejtim, edhe nëse negociatat përfundojnë pa rezultat.
Më 20 gusht, BE-ja uli tarifën e vendosur ndaj kompanive kineze të makinave dhe më 10 shtator njoftoi se do ta ulte sërish në një masë të vogël nivelin e tarifës.
“Sado e ulët të jetë tarifa aktuale, përderisa përcaktohet se kompanitë kineze ‘gëzojnë subvencione’, Brukseli do të përdorë metoda të tjera për të shtypur kompanitë kineze”, vihet në dukje në një koment të CMG-së.
Në korrik të vitit të kaluar, Komisioni Evropian publikoi "Rregulloren për subvencionet e huaja". Sipas dokumentit, Komisioni Evropian mund të nisë hetime ndaj “subvencioneve të huaja që shtrembërojnë tregun e BE-së”.
Një fabrikë i prodhimit të makinës elektrike, qyteti Nanchang, provincë Jiangxi, Kinë(Foto nga VCG)
Që nga zbatimi i kësaj rregulloreje, Komisioni Evropian ka nisur tre hetime të thelluara, një hetim aktiv dhe një inspektim të papritur ndaj kompanive kineze.
Ding Ru, një ekspert i rregullave ekonomiko-tregtare, i tha CMG-së se, në kuptimin tradicional, “subvencionet” dhe “kundërsubvencionet” përdoren ndaj aktiviteteve tregtare. Por, e ashtuquajtura "Rregullore për subvencionet e huaja" synon kryesisht aktivitetet e investimeve për blerjet e bashkimin e kompanive, dhe pjesëmarrjen në prokurimet qeveritare të shteteve anëtare të BE-së. Kjo është “një shpikje” e BE-së, e cila përfaqëson një prirje të kohëve të fundit të saj, që është pikërisht përdorimi gjithnjë e më i përgjithshëm i mjeteve kundër subvencioneve. Kjo do të thotë që, për sa kohë që BE-ja gjykon se ka "subvencion", ajo mund të përdorë mjete të ndryshme kundrejt kompanive kineze. Nëse rregullat aktuale nuk funksionojnë, mund të "krijojë" disa ligje dhe rregullore të veçanta. Por, një veprim të tillë Kina nuk do ta pranojë kurrë.
Të dhënat tregojnë se investimet kineze për automjetet elektrike në Europë po shfaqin një prirje të shpejtë rritjeje. Prodhuesit kinezë të baterive kanë bërë 17.5 miliardë dollarë amerikanë investime në Europë dhe kapaciteti i fabrikave të tyre në Europë pritet të zërë rreth 20% të kapacitetit të përgjithshëm të prodhimit në këtë kontinent deri në fund të vitit 2030.
Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton pavijonin e prodhuesit kinez të baterive CATL, IAA Mobility, Mynih, Gjermani, shtator 2023(Foto nga VCG)
“Nëse BE-ja dëshiron të vazhdojë të ruajë hapësirën për bashkëpunim dhe zhvillim, ajo duhet të anulojë tarifat shtesë ndaj Kinës dhe të bëjë zgjedhjen e duhur sa më shpejt të jetë e mundur”, theksohet në koment.
Është normale që Kina, si një vend i madh ekonomik dhe tregtar, gjatë procesit të modernizimit, do të shkaktojë në mënyrë të pashmangshme ndryshime të mëdha në ndarjen ndërkombëtare të punës dhe të interesave, duke shkaktuar fërkime strategjike me fuqitë e mëdha ekzistuese.
Por aktualisht, Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kinën si një konkurrente strategjike dhe vazhdojnë të punojnë me aleatët e vet "për t’u shkëputur dhe për të ndërprerë zinxhirët e furnizimit" nëpërmjet krijimit të “oborreve të vogla me mure të larta" , në mënyrë që të frenojnë zhvillimin e Kinës. Në këto rrethana, është bërë më e vështirë për Kinën të zgjidhë mosmarrëveshjet tregtare me ShBA-në dhe BE-në me anën e konsultimeve e të negociatave.
Kina është e gatshme të kërkojë konsensus dhe t'i zgjidhë mosmarrëveshjet nëpërmjet komunikimit, por kjo nuk do të thotë se do të bëjë lëshime mbi interesat e saj thelbësore në këmbim të të ashtuquajturit ‘pajtim’”, e mbyll komentin CMG.