foto nga VCG
Një fjalim i mbajtur nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping gjatë mbledhjes së dytë plenare të plenumit të tretë të Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së do të publikohet të hënën.
Fjalimi i Xi Jinping-ut, gjithashtu president i Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, do të botohet në numrin e 18-të të revistës “Qiushi”.
foto nga VCG
Artikulli thekson se "Vendimi" i miratuar në këtë mbledhje plenare përmbledh dhe zbaton përvojën e thellimit gjithëpërfshirës të reformës që nga fillimi i Reformës dhe Hapjes, veçanërisht në epokën e re, analizon thellësisht situatën e re dhe kërkesat e reja me të cilat përballet promovimi i modernizimit kinez dhe harton planin e përgjithshëm për reforma të mëtejshme të thelluara gjithëpërfshirëse në rrugën e modernizimit. Ai është një dokument programatik që udhëzon thellimin e mëtejshëm të reformës në rrugëtimin e ri.
foto nga VCG
Po sipas artikullit, duhet të bëhet një punë solide në gjysmën e dytë të vitit. Së pari, duhet të arrihen në mënyrë të palëkundur objektivat e zhvillimit ekonomik e shoqëror për të gjithë vitin. Së dyti, duhet të koordinohen zhvillimi dhe siguria. Është e nevojshme të zbatohen masa të ndryshme për të parandaluar dhe zgjidhur rreziqet në fushat kryesore. Së treti, duhet bërë një punë e mirë për përmbledhjen, vlerësimin dhe planifikimin e “Planit të 14-të pesëvjeçar” dhe kryhet në mënyrë efektive puna për planifikimin paraprak të “Planit të 15-të pesëvjeçar”. Së katërti, duhet të çohet përpara qeverisja gjithëpërfshirëse dhe e rreptë e Partisë, duke thelluar studimin dhe edukimin e disiplinës partiake dhe duke rritur vazhdimisht krijueshmërinë, kohezionin dhe efektivitetin luftarak të Partisë. (Fang Xiaoyu/Artan)