Rrënojat e një ndërtese pas një sulmi izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza, 16 shtator 2024. /CFP
Një diplomat i lartë kinez i kërkoi Shteteve të Bashkuara të hënën, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që të përdorin ndikimin e tyre për të nxitur Izraelin të zbatojë rezolutat e OKB-së dhe të ndërpresë operacionet ushtarake në Gaza.
Ne nxisim SHBA-në të shfaqë një qëndrim të përgjegjshëm, të përdorë ndikimin e dukshëm që ka mbi palën izraelite dhe të ndërmarrë veprime praktike, për ta shtyrë atë të ndërpresë sa më parë operacionet ushtarake, siç kërkohet edhe nga rezolutat e OKB-së, për ti dhënë një mundësi për të jetuar popullit të vuajtur palestinez, tha Geng Shuang, zëvendës përfaqësues i përhershëm i Kinës në OKB, gjatë konferencës së Këshillit të Sigurimit mbi situatën në Lindjen e Mesme.
Nëse Shtetet e Bashkuara nuk do ishin bërë pengesë në shumë raste, Këshilli i OKB-së mund të kishte miratuar një rezolutë për të kërkuar armëpushimin e menjëherë pas shpërthimit të konfliktit. Nëse SHBA nuk kishte mbrojtur vazhdimisht vetëm njërën palë, rezolutat e shumta të Këshillit nuk do të ishin refuzuar dhe sfiduar në mënyrë flagrante, tha Geng.
Geng shtoi se pavarësisht katër rezolutave të miratuara nga Këshilli i Sigurimit, urdhrave të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi masat e përkohshme, si edhe përpjekjeve të mëdha të OKB dhe agjencive të tjera humanitare, situata humanitare në Gaza është përkeqësuar vazhdimisht. Shkeljet e së drejtës ndërkombëtare, në veçanti të së drejtës humanitare, kanë vazhduar pandërprerë.
Geng risolli në vëmendje që një kolonë e OKB-së, e cila mbështeste fushatën e vaksinimit ndaj poliomielitit të miratuar nga Izraeli, u ndalua me forcë për gati tetë orë dhe ndërkohë gjashtë punonjës të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën ndaj Refugjatëve Palestinë u vranë në një sulm ajror javën e kaluar. Ai tha se Kina i dënon fuqimisht sulme të tilla të tmerrshme ndaj agjencive dhe personelit humanitar, të cilat janë të papranueshme. (Xu Guang)