foto nga VCG
Kryeministri i Kinës Li Qiang i telefonoi të premten z. Michel Barnier për ta uruar për marrjen e postit të kryeministrit të Francës.
Li Qiang tha se marrëdhëniet Kinë-Francë kanë vlerë të veçantë historike dhe strategjike. Ky vit shënon 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve. Presidenti Xi Jinping vizitoi me sukses Francën në maj dhe të dy krerët e shteteve zhvilluan një komunikim të thelluar strategjik dhe hartuan planin për zhvillimin e marrëdhënieve kino-franceze në situatën e re. Bota ka kaluar ndryshime të thella gjatë shekullit të fundit dhe vlera pozitive e bashkëpunimit kino-francez është edhe më e rëndësishme.
“Jam i gatshëm të punoj së bashku me zotin Kryeministër për të zbatuar konsensusin e arritur nga dy krerët e shteteve, për të promovuar bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme dhe për të dhënë kontribut pozitiv në krijimin e një marrëdhënieje kino-franceze me besim reciprok, qëndrueshmëri, integritet, inovacion dhe përgjegjësi në epokën e re," u shpreh kryeministri Li. (Fang Xiaoyu/Artan)