Teksa kombi përgatitet për të parë hënën në maksimumim e shkëlqimit të saj në Festën e Mesvjeshtës, inxhinierët e programit hapësinor të Kinës, zbuluan modele të tjera të Chang'e-6, duke theksuar stilin pionier të orbitës retrograde të misionit të sondës hënore.
Misioni Chang'e-6, i cili në qershor solli mostrat e para në botë nga ana e largët e Hënës, gjithashtu bëri histori duke nisur orbitën retrograde, një qasje novatore për udhëtimet në hapësirë.
Sfidat teknike ishin të mëdha, tha Zhang Wu nga Korporata e Shkencës dhe Teknologjisë Ajrore të Kinës. Ne duhej të modifikonim një kopje rezervë ekzistuese të Chang'e-5, për t'i shërbyer objektivit të ri. Ndryshe nga ana e afërt relativisht e lëmuar, ana e largët e hënës ka një mori krateresh dhe një terren më të thyer.
Zhang Yuhua tha për CMG se ekipi zgjodhi orbitën retrograde për t'iu përshtatur kushteve të ndriçimit në anën e largët të Hënës.
Foto nga VCG
Për Chang'e-5, i cili funksionoi në veri të ekuatorit të hënës, rrezet e diellit erdhën nga jugu, tha Zhang. Por në anën e largët, drita vinte nga veriu, duke sjellë probleme të mëdha për kontrollin e nxehtësisë nëse nuk përdorim orbitën retrograde. Përdorimi i orbitës ishte i suksesshëm, duke siguruar që marrja e mostrave të bëhej me ndriçim të përshtatshëm, shtoi Zhang.
I emërtuar sipas një perëndeshe kineze të hënës, e cila mbart dëshirën e popullit kinez për të eksploruar atë, seria Chang'e është një testament i këmbënguljes dhe suksesit shkencor dhe teknologjik të Kinës.
Foto nga VCG
Për mijëra vjet, hëna ka qenë më shumë se thjesht një trup qiellor për popullin kinez. Ajo është një simbol i bukurisë, mallit dhe unitetit familjar.
Nga poezitë e lashta në Shijing (Klasiku i Poezisë), ku bukuria e hënës krahasohej me atë të një gruaje, te vargjet e përmalluara të Li Bait, hëna ka shërbyer si një muzë për poetët dhe një burim ngushëllimi për të përmalluarit. Edhe sot, hëna mbetet një simbol i lidhjes globale, pasi shihet nga e gjithë bota.
Festa e Mesvjeshtës, e festuar në ditën e 15-të të muajit të tetë të kalendarit hënor kinez, është një kohë për bashkimin familjar dhe adhurimin e hënës. Hëna e plotë, simboli i përsosmërisë dhe tërësisë, është tipari qendror i festivalit. Torta e hënës, një ëmbëlsirë tradicionale e shijuar gjatë kësaj kohe, besohet se ka origjinën si një dhuratë për hënën.
Në folklorin kinez, Chang'e ishte një grua e bukur, e cila u ngjit në hënë për t'u bërë një qenie qiellore. Kjo legjendë ka rrëmbyer imagjinatën kineze për shekuj me radhë, ndaj ka frymëzuar programin modern të eksplorimit të Hënës.(Çang Çuo)