Tajfuni Bebinca mbërrin në Shangai
2024-09-16 11:48:07
Foto nga CFP
Bebinca, tajfuni i 13-të i këtij viti, mbërriti në Shangai rreth orës 7:30 të mëngjesit të së hënës, sipas Observatorit Qendror meteorologjik të Shangait. Tajfuni, me forcë maksimale ere pranë qendrës së tij që arrin në 42 metra në sekondë, goditi bregun e zonës Lingang të rrethit Pudong të Shangait.
Besohet se Bebinca është tajfuni më i fortë që ka goditur Shangain në 75 vitet e fundit.
Shtabi Shtetëror i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës, aktivizoi të dielën një përgjigje emergjente të Nivelit IV për provincën Anhui të Kinës lindore dhe e ngriti përgjigjen në Shangai dhe Zhejiang në nivelin III.
Lajmet Kryesore