Kina përjeton rritje të udhëtimeve me 37.9% në ditën e parë të pushimeve të Festës së Mesvjeshtës
2024-09-17 11:22:38

Foto nga VCG

Rreth 215.92 milionë udhëtime pasagjerësh u trajtuan nga sektorët e transportit të dielën në Kinë, në ditën e parë të pushimeve treditore të Festës së Mesvjeshtës, 37.9% më shumë se një vit më parë, sipas të dhënave të Ministrisë së Transportit të Kinës.

Në total, Kina regjistroi 17.09 milionë udhëtime pasagjerësh në transportin hekurudhor, 544.100 në atë detar dhe 1.84 milionë udhëtime ajrore.

Transporti në autostradë ishte fitimtar, me 196.45 milionë udhëtime pasagjerësh.

Festa e Mesvjeshtës është më 17 shtator të këtij viti.(Çang Çuo)