Të shtunën u mbajt me sukses në Berlin të Gjermanisë aktiviteti "E shkruar në qiell: Historia ime me Kinën" për të kremtuar 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Ky aktivitet u organizua bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), ambasada kineze në Gjermani dhe Qendra Kineze e Shkëmbimeve dhe Bashkëpunimit Gjuhësor e Ministrisë së Arsimit të Kinës. Kryetari i Grupit Mediatik të Kinës dhe zv.ministër i Departamentit të Promovimit të Komitetit Qendror të PKK-së Shen Haixiong mbajti një videofjalim. Ambasadori kinez në Gjermani Deng Hongbo dhe zv.drejtori i Qendrës Kineze të Shkëmbimeve dhe Bashkëpunimit Gjuhësor të Ministrisë së Arsimit Hu Zhiping, kryetari i Shoqatës së Korit Kinez të Gjermanisë Olaf Millmann dhe nënkryetari i Federatës së Shoqatave të Miqësisë Gjermani-Kinë Felix Kurz morën pjesë në këtë veprimtari dhe mbajtën fjalime. Gati 200 të ftuar, përfshirë Thomas Rabe, nipi i mikut të Kinës John Rabe dhe fitues i Çmimit të Miqësisë të qeverisë kineze,kryetari i Shoqatës Federale Gjermane për Zhvillimin Ekonomik dhe Tregtinë e Jashtme Michael Schumann, si edhe pedagogë dhe studentë nga shumë universitete gjermane ishin gjithashtu të pranishëm.
Foto/CCTV: Kryetari i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong
Shen Haixiong u shpreh se, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, Grupi Mediatik i Kinës nisi aktivitetin global "E shkruar në qiell: Historia ime me Kinën", duke mbledhur “letra në re” nga miqtë prej më shumë se 60 vendeve, që treguan më shumë se 1600 histori të dashurisë ndërmjet Kinës dhe vendeve të tjera. Fjalët e ndryshme përcjellin emocione të përbashkëta, përfaqësojnë integrimin e thellë të emocioneve dhe kulturave të të gjitha vendeve të botës, përmbajnë dëshirën e thellë për paqen e bukurinë të popujve të të gjitha vendeve dhe kondensojnë fuqinë e thellë të miqësisë së njerëzve përtej kufijve kombëtarë, kohës dhe hapësirës. Plenumi i tretë i Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së ofroi mundësi të reja zhvillimi për modernizimin global dhe zgjeroi dritaren për thellimin e shkëmbimeve dhe mësimit të ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve. “Ne do ta marrim si misionin tonë forcimin e shkëmbimeve njerëzore ndërkombëtare, për të promovuar dialogun midis qytetërimeve globale dhe shkëmbimet ndërmjet qytetërimeve njerëzore, duke punuar bashkërisht për të promovuar ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin”, shtoi Shen Haixiong.
Foto/CCTV: Ambasadori kinez në Gjermani Deng Hongbo
Ambasadori kinez në Gjermani Deng Hongbo tha se Kina dhe Gjermania janë të dyja vende me trashëgimi të thellë kulturore dhe vlerësimi, tërheqja dhe mësimi i ndërsjellë nuk kanë ndalur kurrë. “Jemi në një epokë plot sfida dhe bota duhet të forcojë komunikimin e bashkëpunimin më shumë se kurrë. Siç theksoi presidenti Xi Jinping, shkëmbimet e barabarta dhe mësimi i ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve të ndryshme do të ofrojnë udhëzime të fuqishme shpirtërore për njerëzimin për të zgjidhur problemet e kohës dhe për të arritur zhvillimin e përbashkët. Shpresoj që më shumë të rinj gjermanë do të mësojnë gjuhën kineze, do ta pëlqejnë kulturën kineze dhe do të kenë mundësinë ta vizitojnë e ta shohin Kinën, të bëjnë më shumë miq kinezë dhe të bëhen ambasadorë për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë ndërmjet Kinës dhe Gjermanisë,” theksoi ai.
Foto/CCTV: Kryetari i Shoqatës së Korit Kinez të Gjermanisë Olaf Millmann
Kryetari i Shoqatës së Korit Kinez të Gjermanisë Olaf Millmann tha se, me nismën dhe nën kujdesin e bashkëshortes së presidentit Xi Jinping, profesoreshës Peng Liyuan, Shoqata e Korit Kinez të Gjermanisë është krijuar prej dhjetë vjetësh dhe ka nxitur më shumë adoleshentë gjermanë t’u bashkohen radhëve të të të mësuarit të gjuhës kineze dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore nëpërmjet "të kënduarit dhe njohjes së Kinës". Nëpërmjet shkëmbimeve muzikore dhe gjuhësore, adoleshentët gjermanë dhe kinezë do të kuptojnë më tej kulturën e njëri-tjetrit, do të vazhdojnë të thellojnë miqësinë e bazuar në mirëkuptimin, respektin e besimin reciprok dhe do të krijojnë së bashku një të ardhme paqësore dhe të bukur.
Foto/CCTV: Zv.drejtori i Qendrës Kineze të Shkëmbimeve dhe Bashkëpunimit Gjuhësor të Ministrisë së Arsimit Hu Zhiping
Zv.drejtori i Qendrës Kineze të Shkëmbimeve dhe Bashkëpunimit Gjuhësor të Ministrisë së Arsimit të Kinës Hu Zhiping shprehu besimin se këto “letra të shkruara në re" midis Kinës dhe Gjermanisë do të bëhen patjetër një ngjarje madhështore që përfshin kohën e hapësirën në shkëmbimet miqësore midis Kinës dhe Gjermanisë dhe do të ndërtojnë një platformë të re për të dy popujt për të mësuar nga njëri-tjetri, duke frymëzuar pa dyshim më shumë adoleshentë gjermanë që të mësojnë kinezisht, të eksplorojnë misteret e zhvillimit të Kinës dhe të krijojnë historitë e tyre kineze.
Foto/CCTV:Tre astronautët e anijes kozmike “Shenzhou-18” ndërvepruan me adoleshentët gjermanë në këtë veprimtari.
Anëtari i Shoqatës së Korit Kinez të Gjermanisë Ivan Pavloviç tregoi historinë e tij të njohjes dhe shkëmbimeve miqësore me astronautët kinezë. Ndërsa studionte në Kinë, ai u takua gjatë stafetës së pishtarit me astronautin kinez Ye Guangfu, i cili ishte pishtarmbajtës i Universiadës Verore të vitit 2023, duke filluar një miqësi legjendare midis të rinjve gjermanë dhe astronautëve kinezë. Ye Guangfu, i cili aktualisht po kryen misionin në anijen kozmike “Shenzhou-18”, dhe dy shokët e tij të ekuipazhit Li Cong dhe Li Guangsu, dërguan një videopërgjigje nga Stacioni Hapësinor i Kinës dhe ndërvepruan me adoleshentët gjermanë në ngjarje.
Foto/CCTV: Nënkryetari i Federatës së Shoqatave të Miqësisë Gjermani-Kinë Felix Kurz
Nënkryetari i Federatës së Shoqatave të Miqësisë Gjermani-Kinë Felix Kurz tha se të rinjtë në Gjermani dhe Kinë janë e ardhmja e të dy vendeve, dhe shkëmbimet e komunikimi ndërmjet tyre kanë një rëndësi të madhe për konsolidimin dhe thellimin e marrëdhënieve miqësore midis Gjermanisë dhe Kinës. Gjermania dhe Kina duhet të bashkëpunojnë më ngushtë dhe të angazhohen për të rritur mësimin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet popujve nëpërmjet formave të ndryshme të shkëmbimeve dhe dialogut.
Foto/CCTV: Kryetari i Shoqatës Federale Gjermane për Zhvillimin Ekonomik dhe Tregtinë e Jashtme Michael Schumann
Kryetari i Shoqatës Federale Gjermane për Zhvillimin Ekonomik dhe Tregtinë e Jashtme Michael Schumann ndau historinë e tij me Kinën në këtë ngjarje. Ai shprehu besimin se zhvillimi cilësor i ekonomisë kineze ka sjellë mundësi të reja për zhvillimin e ekonomisë botërore. Ai ka publikuar historitë e ndërveprimeve të Shoqatës Federale Gjermane për Zhvillimin Ekonomik dhe Tregtinë e Jashtme me Kinën gjatë dy dekadave të fundit në uebsajtin zyrtar të shoqatës. Ky edhe është një nga rezultatet e aktivitetit "E shkruar në qiell: Historia ime me Kinën".
Foto/CCTV: Thomas Rabe, nipi i mikut të Kinës John Rabe dhe fitues i Çmimit të Miqësisë të qeverisë kineze.
Nipi i mikut të Kinës John Rabe dhe fitues i Çmimit të Miqësisë të qeverisë kineze Thomas Rabe tha në një intervistë ekskluzive për CMG-në se ai ishte frymëzuar nga shpirti i gjyshit të tij John Rabe dhe se ka ndjenja të veçanta për Kinën. Ai do të vazhdojë të bëjë përpjekje të pandërprera për të promovuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis Gjermanisë dhe Kinës dhe për të kontribuar në ndërtimin e një ure miqësie dhe humanizmi.
Foto/CCTV: Dhënia e Certifikatës së Partnerit Global të aktivitetit "E shkruar në qiell: Historia ime me Kinën "
Në këtë veprimtari, Qendra e Shkëmbimeve “John Rabe”, Shoqata e Korit Kinez e Gjermanisë, Shoqata Federale Gjermane për Zhvillimin Ekonomik dhe Tregtinë e Jashtme dhe Federata e Shoqatave të Miqësisë Gjermani-Kinë iu bashkuan zyrtarisht Grupit Mediatik të Kinës në "Programin e Partneritetit Global” të aktivitetit "E shkruar në qiell: Historia ime me Kinën" dhe morën Certifikatën e Partnerit Global. Kori Kinez i Gjermanisë këndoi këngë klasike kineze dhe gjermane.
Foto/CCTV: Të ftuarit tregojnë pikturat rrotull të këtij aktiviteti
Të ftuarit në takim ranë dakord që ndërsa koncepti i krijimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe ndërtimi i përbashkët i "Një brez, një rrugë", Nisma e Zhvillimit Global, Nisma e Sigurisë Globale dhe Nisma e Qytetërimit Global kanë zënë rrënjë në zemrat e njerëzve të botës, Kina jo vetëm që i ka sjellë mundësi botës, por ka krijuar edhe një marrëdhënie të fortë me vendet e tjera. Të ftuarit në veprimtari shkruan urimet e tyre më të mira për 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës në piktura rrotull dhe shprehën gatishmërinë e tyre që së bashku të vazhdojnë të shkruajnë historinë e tyre me Kinën, duke u bashkuar për të përballuar sfidat globale dhe për të krijuar një shoqëri njerëzore më të mirë.
Shumë media kryesore evropiane, duke përfshirë televizionin gjerman ZDF, “Il Quotidiano” të Italisë, Grupin Mediatik “Iberia” të Spanjës dhe Grupin Multimedial të Korrespondentëve të BE-së, raportuan për veprimtarinë, duke mbuluar një publik të përgjithshëm prej afro 15 milionë vetash në Evropë.
Veprimtaria "E shkruar në qiell: Historia ime me Kinën " jashtë shtetit për të festuar 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Rusi, Australi, Arabinë Saudite, Meksikë, Nigeri dhe vende të tjera. (Fang Xiaoyu/Artan)