Hyn në fuqi dekreti i qeverisë hungareze për strehimin e refugjatëve ukrainas
2024-08-24 13:42:03

foto: VCG

foto: VCG

Një dekret i qeverisë hungareze, që ka hyrë në fuqi, ndalon ndihmën shtetërore për strehimin e shumë refugjatëve ukrainas, shkruan “Panorama”.

Nga ky dekret preken më shumë se 3000 refugjatë ukrainas që ndodhen aktualisht në Hungari.

Sipas dekretit, vetëm refugjatët ukrainas, të cilët vijnë nga zonat e konfliktit, njësi administrative të Ukrainës të prekura drejtpërdrejt nga veprimet ushtarake, do të marrin fonde shtetërore për të qëndruar në strehimore të përkohshme.

foto: VCG

foto: VCG

Të mërkurën në mëngjes, rreth 100 refugjatë ukrainas, pothuajse të gjithë gra dhe fëmijë, u detyruan të braktisin strehimin e tyre dhe u gjendën në rrugë, papritmas të pastrehë. Ata e kaluan natën jashtë. Punonjësit e organizatave joqeveritare hungareze kërkuan për strehim urgjent të tyre.

Në të ardhmen, financimi shtetëror për strehimoret do të jetë i kufizuar në kohë dhe do të zbatohet nga data e regjistrimit si refugjat me mbrojtje të përkohshme deri në fund të muajit në vijim. Qeveria hungareze do të ripërcaktojë çdo muaj listën e zonave të drejtpërdrejta të konfliktit.

foto: VCG

foto: VCG

Zyrtari hungarez Gergely Gulyas deklaroi në një konferencë shtypi se është e papranueshme që të bëhen abuzime, kur shteti shpenzon shumë para në muaj për njerëz që mund të punojnë.

Gulyas nuk shpjegoi në çfarë konsiston abuzimi i supozuar. (Irma)