foto nga VCG
Me ftesë të Presidentit të Kinës Xi Jinping, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK, To Lam President i Vietnamit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kinë në datat 18 - 20 gusht, njoftoi të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Xi Jinping do të zhvillojë bisedime me Lamin.
foto nga VCG
Kina dhe Vietnami po punojnë intensivisht për të zbatuar rezultatet e arritura gjatë vizitës historike të Xi në Vietnam në fund të vitit të kaluar, tha zëdhënësja, duke theksuar përpjekjet për të ndërtuar komunitetin Kinë-Vietnam me një të ardhme të përbashkët që mbart një fillim të sukseshëm.
Duke vënë në dukje se Kina është vendi i parë që Presidenti Lam do të vizitojë pas marrjes së detyrës, zëdhënësja tha se kjo tregon plotësisht rëndësinë e madhe që ai i kushton marrëdhënieve mes dy vendeve.
foto nga VCG
“Përmes kësaj vizite, Kina pret të çojë përpara miqësinë tradicionale, të thellojë ndërtimin e komunitetit Kinë-Vietnam me një të ardhme të përbashkët dhe të punojë me të për të arritur sukses në rrugët tona përkatëse socialiste drejt modernizimit me karakteristika dalluese, për të çuar përpara së bashku botën globale socialiste dhe për të kontribuuar për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin rajonal e global”, shtoi zëdhënësja Hua. (Fang Xiaoyu/Elona)