Të premte u zhvillua në Pekin aktiviteti artistik kulturor Kinë-Evropë“Botë e Larmishme - Rinia në krijimin e risive” organizuar nga Qendra e Programeve të Gjuhëve Evropiane dhe Latino - Amerikane pranë CMG-së dhe Departamenti i Informacionit të Bashkisë së Pekinit.
Veprimtaria pasqyroi pikat kryesore të aktivitetit të integruar në media "Kur Tai Chi takohet me Simfoninë" - Shkëmbimet Rinore Kinë-BE, prodhuar nga Qendra e Programeve të Gjuhëve Evropiane dhe Latino - Amerikane pranë CMG-së, si edhe një numër institucionesh nga Kina dhe Evropa.
Aktiviteti nxorri në pah elementet përfaqësues të kulturës kineze dhe perëndimore, Tai Chi dhe Simfoninë, duke u fokusuar në tema si sporti, muzika, mbrojtja e mjedisit, si edhe duke integruar platformat sociale, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve kinezë dhe evropianë. "Kur Tai Chi takohet me Simfoninë" Shkëmbimet Rinore Kinë-BE, i cili frymëzoi entuziazmin e të rinjve të Kinës dhe Evropës për të marrë pjesë në këtë ngjarje. Përmbajtjet përkatëse të aktivitetit në mediat sociale jashtë vendit i kaluan 130 milionë. Një numër i madh i të rinjve nga Kina dhe Evropa ndajnë thelbin e kulturave të tyre falë inovacionit dhe kreativitetit. Ata shprehin vlerësimin dhe miqësinë të ndërsjellë me njëri-tjetrin, përmes shkëmbimeve interaktive.
Foto nga CMG
Xia Yongmin, Zëvendëskryeredaktor i CGTN dhe Drejtor i Qendrës së Programeve të Gjuhëve Evropiane dhe Latino - Amerikane pranë CMG-së, mbajti një fjalim.
Ai vuri në dukje se qendra do të vazhdojë të promovojë shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe Evropës dhe të përmirësojë lidhjet mes njerëzve. Ajo do të kontribuojë akoma më shumë në shkrimin të një kapitulli të ri në marrëdhëniet miqësore të bashkëpunimit Kinë-Evropës, si edhe në promovimin e ndërtimit të bashkësisë me të ardhme të përbashkët të njerëzimit!
Foto nga CMG
Yu Junsheng, Drejtor i Departamentit të Informacionit të Bashkisë së Pekinit, tha në fjalimin e tij se nëpërmjet platformës të rinisë dhe programeve të shfaqura nga kinezët dhe të huaj, shpresojmë që shkëmbimet kulturore të mund të kalojnë divergjencat. Lindja dhe Perëndimi mund të kuptojnë që moto“Kërkoni gjuhën e përbashkët duke tejkaluar ndasitë”duhet të bëhet shprehja e miqësisë midis Kinës e Evropës dhe midis të rinjve.
Foto nga CMG
Andrey Dimitrov Tehov, Ambasador i Bullgarisë në Kinë, u shpreh në fjalimin e tij se Bullgaria, si vendi i dytë që vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën e re, e konsideron Kinën si partnere prioritare bashkëpunimi dhe bën përpjekje për të realizuar me të, përfitime të përbashkëta në fusha të ndryshme. Besojmë se Kina dhe Bullgaria do të vazhdojnë miqësinë tradicionale dhe do të thellojnë bashkëpunimet kulturore, duke nxitur interesat e dy popujve.
Foto nga CMG
Foto nga CMG
Gjatë aktivitetit, këngëtarja angleze Phoebe Haines dhe këngëtarja kineze Wang Zhaoyi interpretuan së bashku këngën kineze “Ode për Lulëzimin e Dardhës”. Instrumentisti austriak Tymur Melnyk dhe violinisti kinez Liu Wen performuan vepra të famshme të dy vendeve " Schn Rosmarin " dhe "Dua Kinë". Balerina serbe Jelena Ćulafić interpretoi "Valsin nr. 2" dhe Orkestra Yangqin e Konservatorit Qendror të Muzikës performoi "Lajmi i mirë" dhe " Csárdás". Kampioni kombëtar i arteve marciale Tai Chi Gao Chongyan gjithashtu pati një performancë.
Foto nga CMG
Artistët ndërvepruan dhe ndanë me të ftuarit mendime mbi promovimin e shkëmbimeve kulturore mes Kinës dhe vendeve të huaja, duke i dhënë mundësi audiencën të vlerësojë plotësisht mësimin e ndërsjellë dhe sharmin e pafund të kulturave të shkëlqyera të Kinës dhe Evropës. (Çang Çuo)