foto nga VCG
Në pavionin e kompanisë Alibaba, vizitorët mund të shijojnë një përvojë të re blerjeje duke veshur pajisje të realitetit virtual, ndërkohë kompania mjekësore amerikane Medtronic sjell në treg aparatin më të ri në botë, i cili bazohet në neuroimazhin e trurit të mitur dhe robotët humanoidë.
Në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë e Shërbimeve të Kinës të vitit 2024 – CIFTIS, ju mund të ndjeni sharmin e gjallë të teknologjisë më të fundit globale.
Siç theksoi edhe Presidenti kinez Xi Jinping në letrën e tij të urimit, Panairi i Ndërkombëtar për Tregtinë e Shërbimeve të Kinës është mbajtur me sukses për dhjetë sesione, duke qenë një pasqyrë e gjallë e zhvillimit me cilësi të lartë të industrisë së dhe tregëtisë së shërbimeve të Kinës, por edhe duke dhënë një kontribut pozitiv për të ndërtuar një ekonomi të hapur botërore.
Aktualisht, tregtia e shërbimeve është bërë akoma më shumë një forcë kryesore lëvizëse për rritjen ekonomike globale.
Organizata Botërore e Tregëtisë parashikon që përqindja e tregtisë së shërbimeve në tregtinë ndërkombëtare do të rritet nga 22% aktualisht në më shumë se 33% deri në vitin 2040.
Kjo është arsyeja pse ky panair tërhoqi 85 vende dhe organizata ndërkombëtare për të ngritur pavijone dhe konferenca, dhe më shumë se 450 kompani lider të listës “Fortune 500” për të marrë pjesë me praninë e tyre fizike.
Mes tyre, Franca u shfaq si vendi i ftuar për herë të parë, duke ngritur një ekspozitë të pavarur me prani fizike. Shumë kompani franceze u shprehën se presin thellimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe Francës në fushën e tregtisë së shërbimeve.
foto nga VCG
Tregu i industrisë së shërbimeve në Kinë po lulëzon, duke sjellë mundësi të mëdha biznesi për kompanitë shumëkombëshe.
Në gjysmën e parë të këtij viti, importet e shërbimeve të Kinës arritën në 2.1 trilion juanë, një rritje prej 16.4% me vitin pararendës.
Në këtë sesion të Panairit Ndërkombëtar për Tregtinë e Shërbimeve të Kinës 2024, qeveria kineze njoftoi një sërë masash, duke përfshirë promovimin e përputhshmërisë së rregullave, rregulloreve, menaxhimit dhe standardeve në sektorin e shërbimeve, zgjerimin e hapjes së tregut të shërbimeve në mënyrë të rregullt, si edhe përmirësimin e funksioneve të platformës së hapur për industrinë e shërbimeve dhe tregtimin e shërbimeve, gjë që rrit më tej besimin e kompanive të huaja për zhvillim në Kinë.
Vlen të theksohet se në këtë panair, demonstrimi i energjisë së hidrogjenit, baterive, teknologjisë elektronike, dixhitalizimit dhe risive të tjera të ngjashme, tërhoqi vëmendjen e shumë kompanive të huaja. Ata besojnë se transformimi i gjelbër është i lidhur ngushtë me të gjithë, ndaj presin që Kina të përshpejtojë procesin e dixhitalizimit, inteligjencës dhe gjelbërimit të tregtisë së shërbimeve.
foto nga VCG
Ky sesion i Panairit Ndërkombëtar për Tregtinë e Shërbimeve të Kinës, do t'i lejojë botës të shohë më shumë forca "të reja", të shohë vendosmërinë e Kinës për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të tregtisë së shërbimeve me një nivel të lartë hapjeje, të shohë vitalitetin dhe mundësitë e mëdha për modernizimin e stilit kinez.
Siç tha Chris Lipscomb, Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Zelanda e Re-Kinë, Kina ka dërguar "një sinjal pozitiv të angazhimit të saj të vazhdueshëm për të lidhur botën dhe për të kontribuar në rritjen ekonomike botërore". (Fang Xiaoyu/Elona)