Zëdhënësi i Komandës së Zonës Lindore deklaratë për kalimin e anijeve gjermane përmes ngushticës së Tajvanit.
2024-09-14 15:52:18

foto nga VCG

foto nga VCG

Koloneli i lartë detar Li Xi, Zëdhënës i Komandës së Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze, tha të premten se dy anije të marinës gjermane "Baden-Württemberg" dhe "Frankfurt am Main" kaluan nëpër ngushticën e Tajvanit dhe u reklamuan publikisht. 

Komanda e Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze organizoi forcat detare dhe ajrore për të ndjekur dhe monitoruar të gjithë procesin. 

Veprimet e palës gjermane rrisin rreziqet e sigurisë dhe dërgojnë sinjale të gabuara. Trupat e Komandës së Zonës Lindore janë gjithmonë në gatishmëri të lartë dhe i kundërvihen me vendosmëri të gjitha kërcënimeve dhe provokimeve, tha ai.  (Fang Xiaoyu/Elona)