Kancelari austriak Karl Nehammer (Foto ATSH)
Kancelari austriak Karl Nehammer tha se kërcënimi terrorist pas anulimit të tre shfaqjeve të Taylor Swift në Vjenë ishte “shumë serioz”.
Të mërkurën në mbrëmje organizatorët anuluan shfaqjet e Swift pasi dy të dyshuar u arrestuan për planifikimin e sulmeve terroriste, bën të ditur “ATSH”.
Foto nga VCG
“Falë bashkëpunimit intensiv mes policisë sonë dhe DSN-së së sapoformuar (Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe Inteligjencës) me shërbimet e huaja u parandalua një tragjedi”, -theksoi Nehammer në platformën e mediave sociale.
Foto nga VCG
Nehammere quajti anulimin e koncerteve një zhgënjim të hidhur për fansat, duke shtuarse situata rreth sulmit të dukshëm terrorist të planifikuar në Vjenë ishte shumë serioze. (Elona)