Britani e Madhe, rekord i incidenteve antisemite në gjysmën e parë të vitit
2024-08-09 15:10:30

Britani (Foto RTSH)

Britani (Foto RTSH)

Një numër rekord prej gati 2000 incidentesh antisemite ndodhën në Mbretërinë e Bashkuar në gjysmën e parë të këtij viti, sipas një organizate bamirëse.

Trusti i Sigurisë së Komunitetit (CST) tha se janë regjistruar 1978 incidente nga janari në qershor, dyfishi i numrit për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe totali më i lartë i regjistruar në gjashtë muajt e parë të çdo viti, citon“ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sekretarja e Brendshme, Yvette Cooper, i quajti nivelet e urrejtjes “me të vërtetë të tmerrshme”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Organizata bamirëse, e cila monitoron antisemitizmin dhe ofron siguri për komunitetin hebre në Britaninë e Madhe, tha se retorika ose imazhet që i referohen Izraelit, Gazës, sulmit ose luftës së Hamasit përbëjnë më shumë se gjysmën (1026) e incidenteve të regjistruara. (Elona)