Presidenti francez Emmanuel Macron (Foto ATSH)
Presidentifrancez Emmanuel Macron i ka kërkuar presidentit të ri të Iranit, MasoudPezeshkian, të shmangë përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme.
“Macroni bëri thirrje Pezeshkian të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluarpërshkallëzimin e mëtejshëm ushtarak, nga i cili nuk do të përfitonte askush,madje as Irani, dhe do të shkaktonte dëme të mëdha në stabilitetin rajonal”, -thuhet në një deklaratë nga Pallati Élysée.
Gjatënjë bisede telefonike me Pezeshkian, Macron tha se Irani duhet t’u bëjë thirrjeaktorëve destabilizues që mbështet që të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale përtë shmangur një konflikt të gjerë, citon “ATSH”.
“Macrontheksoi rëndësinë e shmangies së hakmarrjes dhe mbrojtjes së popullatëscivile”,- tha Pallati Élysée.
Për mëtepër, Macron përsëriti qëndrimin e Francës në favor të një armëpushimi tëmenjëhershëm në Gazë dhe refuzimin e vendosur të çdo përshkallëzimi me Libanin.(Elona)