Erriyon Knighton doli pozitiv në testimin për një substancë të ndaluar të Agjencisë Botërore të Antidopingut (WADA)/CMG
Fshehje, standarde të dyfishta dhe shpërdorim pushteti. Skandali i dopingut i atletit amerikan Erriyon Knighton po kthehet me shpejtësi në një krizë besueshmërie ndaj Agjencisë së Antidopingut të ShBA-së. Sipas një sondazhi në internet nga CGTN, 95.57 % e të anketuarve globalë besojnë se USADA mund të jetë duke mbuluar përfshirjen e sportistëve amerikanë në raste dopingu.
Në mars të këtij viti, Erriyon Knighton doli pozitiv në testimin për një substancë të ndaluar të Agjencisë Botërore të Antidopingut (WADA), por USADA shmangu pezullimin e tij, duke e quajtur si një rast mishi të ndotur. WADA bëri një deklaratë, sipas së cilës, duke lejuar sportistët që kanë testuar pozitivë për doping të konkurrojnë, USADA ka shkelur rregullat e hartuara për të mbrojtur integritetin e konkurrimit. WADA nuk e ka miratuar kurrë praktikën e USADA-s të lejimit të sportistëve që kanë përdorur doping të konkurrojnë përgjatë viteve.
Në sondazh, 90.15 për qind e pjesëmarrësve globalë besojnë se fshehja e bërë nga ShBA-ja lidhur me pjesëmarrjen e Knighton-it në Olimpiadën e Parisit ka dëmtuar seriozisht drejtësinë dhe arsyeshmërinë e garave, kurse 96.54 për qind e kritikojnë këtë si një shembull klasik të "standardeve të dyfishta amerikane". Përveç kësaj, 95.63 për qind e atyre që u përgjigjën dyshojnë seriozisht se sportistët amerikanë janë përfshirë gjerësisht në raportim të rremë. Ia vlen të vihet në dukje gjithashtu se 96.23 për qind mendojnë që duhet të shtohen testimet për doping të sportistëve amerikanë gjatë Olimpiadës së Parisit, me qëllim që të rikthehet besimi ndërkombëtar në lojën e ndershme.
Dukuria e "përjashtimeve mjekësore" dhe e "konsumit të legalizuar të substancave të ndaluara" është bërë gjithnjë e më e përhershme në ShBA. Në sondazh, 91.61 për qind e atyre që u përgjigjën shprehën dyshime të forta se ka një përdorim sistematik të dopingut në sportet amerikane, 95.63 për qind bëjnë thirrje që WADA të rritë mbikëqyrjen e autoriteteve përkatëse të ShBA-së, ndërsa 95.83 për qind besojnë se sjellja e USADA-s minon seriozisht drejtësinë dhe integritetin e frymës olimpike. Siç ka vënë në dukje presidenti i WADA-s Witold Bańka, organet e zbatimit të ligjit në të gjithë botën e kanë kritikuar ShBA-në si një treg kryesor për shitjen dhe shpërndarjen e drogave që përmirësojnë rezultatet. Duke pasur parasysh çështjet e rrënjosura thellë në sportet amerikane, 93.85 për qind e të anketuarve janë të shqetësuar nëse kontrolli i dopingut në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit 2028 do të jetë i drejtë dhe transparent.
Sondazhi u publikua në platformat e CGTN-it në anglishte, spanjishte, frënngjishte, arabishte e rusishte dhe 14 580 përdorues interneti morën pjesë në të dhe shprehën pikëpamjet e tyre brenda 16 orësh.