Gaza ndihma (Foto ATSH)
Britania e Madhe është zotuar të ofrojë një ndihmë me vlerë 6 milionë paundë (7,6 milionë dollarë) për banorët e Gazës. Ministrja britanike e Zhvillimit Ndërkombëtar, Anneliese Dodds, gjatë një vizite zyrtare në Jordani, bëri thirrje për paqe në Lindjen e Mesme dhe premtoi një paketë të ndihmës që përfshinte ushqim, ujë dhe ilaçe për njerëzit e Gazës, shkruan “ATSH”.
Izraeli ka shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit të tij verior me grupin militant Hezbollah me qendër në Liban, duke rritur shqetësimet se konflikti mund të përshkallëzohet.
Sekretari i Jashtëm David Lammy tha se Britania e Madhe është e përgatitur nëse tensionet rriten, pasi qeveria paralajmëroi shtetasit britanikë në Liban që të largohen.
“Tani është koha për qetësi, nëse duam të arrijmë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme. Nuk është në interesin e askujt që tensionet të përshkallëzohen dhe të përhapen në të gjithë rajonin”, -tha Lammy. (Elona)