Kamala Harris dhe Donald Trump (Foto ATSH)
Sipas një sondazhi në lidhje mezgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor në SHBA, kandidatirepublikan për president Donald Trump ka mbetur tri pikë prapa rivales së tijdemokrate, Kamala Harris.
Në anketimin e kryer së bashku ngaradio amerikane “NPR”, televizioni “PBS” dhe kolegji “Marist”, është vërejturse performanca e Harris ka shënuar përmirësim në krahasim me anketat emëparshme, shkruan “ATSH”.
53 për qind e të anketuarve mendojnëse Harris do ta mbrojë demokracinë më mirë se Trump. Për çështjen eemigrantëve, 52 për qind e votuesve mendojnë se qëndrimi i Trump është më i fortëpërballë Harris. Gjithashtu 51 për qind e votuesve amerikanë besojnë se Trump,në vend të Harris, do ta trajtojë më mirë tensionin në Lindjen e Mesme.
Kompania e sondazheve “The CookPolitical Report” deklaroi se diferenca e pikëve midis Harris dhe Trump u ul në1,3.
Edhe në sondazhin e kryer nga gazeta“Wall Street Journal” (WSJ) u zbulua gjithashtu se në mesin e votuesve tëregjistruar kishte një rritje të mprehtë në favorizimin e Harris. (Elona)