Sipas njoftimeve të kohëve të fundit nga "Reuters", Agjencia e Antidopingut e ShBA-së (USADA) ka lejuar sportistët që kanë marrë doping nga viti 2011 deri më 2014 të garojnë për vite të tëra, veprim ky që ka shkelur rregullat e Agjencisë Botërore të Antidopingut (WADA).
Është ironike që ShBA-ja e mbyll njërin sy ndaj veprimeve të sportistëve të saj që përdorin doping, por bën kritika të shpeshta ndaj Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Agjencisë Botërore të Antidopingut dhe sportistëve të vendeve të tjera. Në vitin 2020, ShBA-ja miratoi Aktin e Antidopingut "Rodchenkov", që ndërhyn në çështjet e dopingut jashtë ShBA-së. Ky është një akt tipik juridiksioni jashtë kufirit, me motive të dukshme politike, dhe është kundërshtuar nga organet sportive ndërkombëtare, duke përfshirë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe Agjencinë Botërore të Antidopingut.
Të mërkurën, WADA publikoi një deklaratë, ku thuhet: "Është ironike dhe hipokrite që USADA pretendon për mungesë drejtësie kur dyshon se organizata të tjera të antidopingut nuk zbatojnë rregullat pikë për pikë, ndërkohë që nuk ka shpallur raste dopingu për vite të tëra dhe lejoi që mashtruesit të vazhdonin të konkurronin në rast se do t'i ndihmonin të kapnin shkelës të tjerë të mundshëm."