Egjipt (Foto ATSH)
Egjipti mohoi ekzistencën e tuneleve operacionale midis kufijve të tij dhe Rripit të Gazës, pasi Izraeli tha se kishte eliminuar dhjetëra prej tyre.
Një burim i paidentifikuar i nivelit të lartë egjiptian tha se nuk ekzistojnë tunele operative midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës, citon “ATSH”.
Sipas burimit, Izraeli nuk ka dhënë prova të tuneleve operuese në kufijtë me Gazën dhe raportet për tunele në mediat izraelite kanë për qëllim të justifikojnë agresionin e vazhdueshëm në Rripin e Gazës.
Ai shtoi se qëllimi është përhapja e akuzave të rreme për të arritur qëllimet politike dhe mbulimi i “dështimit” izraelit në Gazë.
Ushtria izraelite tha se një tunel rreth 3 metra i gjatë ishte zbuluar në fillim të javës së kaluar në zonën e korridorit Philadelphi, një rrip i ngushtë që kalon përgjatë kufirit me Egjiptin pranë Rafahut në Gaza. (Elona)