Kamala Harris (Foto RTSH)
Zyrtarë të departamentit të drejtësisë njoftuan se Frank Carillo, 66 vjeç, është arrestuar dhe akuzuar për kërcënime ndaj zëvendëspresidentes Kamala Harris, por edhe të zyrtarëve të tjerë publikë. 66-vjeçari, që akuzohet për kërcënime, ka postuar mijëra statuse në rrjetet sociale, dhe sipas autoriteteve ai kishte një llogari në platformën sociale GETTR, me kërcënime kundër Harris, presidentit Biden drejtorit të FBI-së dhe zyrtarëve të tjerë. Në një postim në fund të korrikut, Frank Carillo postoi se Kamala Harris duhet të digjej e gjallë dhe se ai do ta bënte personalisht, citon “RTSH”. Vitet e fundit, zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë paralajmëruar se kërcënimet kundër anëtarëve të kongresit, punonjësve të zgjedhjeve dhe zyrtarëve të tjerë publikë janë në rritje. (Elona)