Foto nga VCG
Të paktën katër persona kanë vdekur pasi stuhia tropikale, Debby, goditi Floridën më 5 gusht, me shira të rrëmbyeshëm dhe vërshime katastrofike, shkruan “Panorama”.
Një djalë 13 vjeç vdiq në qarkun Levi, pasi një pemë ra në shtëpinë e tij. Autoritetet thanë po ashtu se një shofer kamioni vdiq pasi ra me kamion në një kanal në qarkun Hillsbrou, ndërkaq një grua 38 vjeçe dhe një djalë 12 vjeç u vranë pas përplasjes së makinës së tyre.
Gjatë natës, stuhia u zhvendos drejt dhe sipas Qendrës Kombëtare amerikane për Uragane pritet që stuhia më pas të lëvizë drejt Karolinës së Jugut.
Foto nga VCG
Drejtori i Qendrës Kombëtare për Uragane, Michael Brennan, tha se rreziku i shirave të rrëmbyeshëm nga kjo stuhi është shumë i madh, duke paralajmëruar për vërshime potencialisht të rënda në pjesë të Karolinës së Jugut dhe Veriut.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, tha se afro 250.000 banorë në këtë shtet mbetën pa energji elektrike. Ai u bëri thirrje qytetarëve për kujdes.
Foto nga VCG
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar shpalljen e gjendjes emergjente në Florida dhe Karolinën e Jugut, duke lejuar ndihmën federale për të koordinuar përpjekjet për ndihmë lidhur me katastrofat natyrore. (Elona)