Policia franceze (Foto RTSH)
Autoritetet franceze po përdorin kompetencat sipas një ligji antiterror për të mbajtur nën kontroll qindra njerëz që ata konsiderojnë se janë kërcënime të mundshme të sigurisë së Lojërave Olimpike.
Shumë nga ata që preken nga masat janë pakica kryesisht me prejardhje nga ish-kolonitë franceze, bën të ditur “RTSH”.
Atyre u ndalohet të largohen nga lagjet e tyre dhe u kërkohet të raportojnë çdo ditë në polici.
Disa nga ata që tani janë të kufizuar në lëvizjet e tyre, me urdhra që nuk kërkojnë miratim paraprak nga gjyqtarët, përfshijnë një burrë që kishte probleme me shëndetin mendor në të kaluarën, por tani po merr trajtim.
Në mesin e të prekurve është edhe një student që beson se është vënë në shënjestër për shkak të besimit islam dhe për shkak të prejardhjes së tij nga Maroku.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, tha se kufizimet synojnë të parandalojnë njerëzit shumë të rrezikshëm që të sulmojnë lojërat.
Siç raportohet, masat janë aplikuar për më shumë se 500 njerëz këtë vit si pjesë e përgatitjeve për sigurinë e Francës gjatë Lojërave Olimpike.
Duke u bazuar në ligjin e Francës kundër terrorizmit, masat në fjalë njihen si “masa individuale të kontrollit dhe mbikëqyrjes administrative”. (Elona)