Kryeministri britanik kërkon dënime të shpejta pas trazirave në vend
2024-08-07 15:15:01

Angli (Foto ATSH)

Angli (Foto ATSH)

Dënimet e shpejta dhe dërgimi i oficerëve të specializuar të policisë janë përgjigjet që kryeministri britanik, Keir Starmer, premtoi për t’i dhënë fund dhunës së ekstremit të djathtë që u përhap në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar gjatë fundjavës, bën të ditur “ATSH”. Një javë pas sulmit me thikë që mori jetën e tre fëmijëve në veriperëndim të Anglisë, mes spekulimeve për origjinën e të dyshuarit, vendi po përballet me trazirat më të këqija në 13 vjet.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ditët e fundit ka sulme ndaj hoteleve që strehojnë azilkërkues ose xhamive dhe bizneseve. Policia ka bërë më shumë se 378 arrestime që nga fillimi i përleshjeve, sipas NPÇ, një organizatë që bashkon krerët e forcave të ndryshme policore në të gjithë vendin.

Në përfundim të një takimi krize në Downing Street, kreu i qeverisë laburiste njoftoi mobilizimin e një ushtrie rezervë të policëve të specializuar për të përballuar përplasjet, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në pushtet prej një muaji, Keir Starmer theksoi se prioriteti i tij absolut ishte t’i jepte fund trazirave. (Elona)