Ukrainë - Shërbimi sekret zbulon dhe shkatërron rrjetin rus të spiunazhit
2024-08-07 11:19:16

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Shërbimi sekret ukrainas ka zbuluar dhe shkatërruar një rrjet spiunazhi rus dhe ka arrestuar nëntë persona për të cilët thuhet se ishin të përfshirë në operacion.

Shërbimi sekret SBU në Kiev zbuloi se agjencia ruse e inteligjencës po rekrutonte agjentë të mundshëm përmes një faqeje në platformën “Telegram” në gjashtë rajone të Ukrainës, shkruan “ATSH”.

Këta agjentë duhej të përcillnin informacione për infrastrukturën e rëndësishme dhe objektivat ushtarake.

Në mesin e të arrestuarve ishin dy zyrtarë komunalë nga Dnipro dhe Yuzhne, në rajonin e Odesës. Ata ishin aktivë si komentues në bisedat pro-Kremlinit. (Elona)