Gjykatësi amerikan: “Google” ka monopol të paligjshëm mbi kërkimin në internet
2024-08-07 12:00:25

Google (Foto RTSH)

Gjykatësi amerikan Amit Mehta vendosi se “Google” ka një monopol të paligjshëm mbi kërkimin në internet. Lajmi u njoftua nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përcjell “RTSH”.

“Kjo fitore kundër Google është një fitore historike për popullin amerikan”, - tha në një deklaratë prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland.

“Google” ka shkelur ligjin, duke monopolizuar kërkimin në internet dhe reklamat përkatëse, vendosi gjykatësi federal Mehta.

Vendimi historik është një goditje e madhe për “Alphabet”, kompaninë mëmë të “Google”, dhe mund të riformatojë mënyrën se si gjigantët e teknologjisë bëjnë biznes.

Është ende e paqartë se me çfarë ndëshkimesh do të përballen “Google” dhe “Alphabet” si rezultat i vendimit. Gjobat ose mjetet e tjera juridike do të vendosen në një seancë dëgjimore të ardhshme.

Qeveria ka kërkuar lehtësim strukturor, që të paktën në teori, mund të nënkuptojë shpërbërjen e kompanisë. “Alphabet” tha se ka në plan të apelojë kundër vendimit. (Elona)