Kamala Harris, zyrtarisht kandidate e demokratëve për presidente në SHBA
2024-08-07 11:57:40
Kamala Harris (Foto Panorama)
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka siguruar zyrtarisht shumicën e nevojshme të votave për të kandiduar për presidente e demokratëve. “Harris mori 99% të rreth 4 500 votave të delegatëve”,- njoftoi Partia Demokrate, citon “ATSH”.
Harris arriti një shumicë pak pasi votimi u hap të premten, por votimi vazhdoi deri të hënën në mbrëmje.
Njoftimi nuk ishte i papritur, pasi asnjë kandidat tjetër nuk kishte hedhur kandidaturën. Harris, emërimi i së cilës ende duhet të certifikohet zyrtarisht në konventën e partisë që do të nisë më 19 gusht, tani do të përballet me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, kandidat i Partisë Republikane. (Elona)
Lajmet Kryesore