Kryeministrja u arratis pas protestave, shpërndahet Parlamenti në Bangladesh
2024-08-07 14:52:16
Bangladesh (Foto Panorama)
Parlamenti i Bangladeshit është shpërndarë, sipas një deklarate nga zyra e presidentit. Shpërndarja e Parlamentit ishte një kërkesë kyçe e bërë nga koordinatorët e protestës së studentëve, të cilët kishin caktuar një afat orën lokale 15:00, shkruan “Panorama”. Studentët protestues kanë thënë se nuk do të pranojnë një qeveri të udhëhequr nga ushtria.
Gjithashtu, ata kanë kërkuar që laureati i Nobelit për Paqe, Muhamed Yunus, të jetë këshilltari kryesor i qeverisë së përkohshme dhe ky i fundit e ka pranuar propozimin e tyre.
Kryeministrja Sheikh Hasina u largua nga vendi me helikopter më 5 gusht pasi dha dorëheqjen nga posti. (Elona)
Lajmet Kryesore