Situata në Lindjen e Mesme, paralajmëron Blinken: Irani dhe Hezbollahu do hakmerren ashpër
2024-08-06 11:38:05

Blinken situata në Lindjen e Mesme (Foto Vizion Plus)

Blinken situata në Lindjen e Mesme (Foto Vizion Plus)

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paralajmëruar ministrat e Jashtëm nga vendet e G7-s se sulmet nga Irani dhe Hezbollahu ndaj Izraelit mund të vijnë prej të hënës si shenjë hakmarrje për vrasjen e shefit politik të Hamasit Ismail Haniyeh dhe komandantit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, shkruan rtsh.al.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Departamenti Amerikan i Shtetit iu referua leximit zyrtar të telefonatës së Blinken me homologët e tij të G7. Blinken tha se SHBA-të besojnë se Irani dhe Hezbollahu do të hakmerren, por është e paqartë se në çfarë forme do të jetë.


Ai  ka theksuar se sulmet mund të ndodhin brenda 24 deri në 48 orët e ardhshme.  Sekretari amerikan i Shtetit  theksoi “nevojën urgjente për de-përshkallëzimin në Lindjen e Mesme” dhe përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një armëpushim në Gazë dhe marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve/të burgosurve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Sekretari dhe ministrat e Jashtëm përsëritën angazhimin e tyre për sigurinë e Izraelit dhe kërkuan përmbajtje maksimale nga të gjitha palët për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.(Fatosi)