Pheniani transferon raketa (Foto ATSH)
Pheniani njoftoi të hënën se kishte dërguar 250 raketahedhëse të gjeneratës së re në kufirin ndërkorean, ku Seuli rifilloi propagandën e tij kundër Kim Jong Un përmes altoparlantëve, shkruan ATSH.
“Një ceremoni për transferimin e 250 raketave taktike të gjeneratës së re… u mbajt të dielën në Phenian, nën drejtimin e liderit Kim Jong Un”, njoftoi agjencia shtetërore KCNA duke transmetuar foto të ngjarjes.
“Këto pajisje janë armë sulmi taktik të përditësuara”, deklaroi lideri i Koresë së Veriut gjatë ceremonisë duke u siguruar që ai “i kishte projektuar personalisht”.
Kjo është hera e parë që Pheniani komunikon publikisht shifrat e një dislokimi të armëve forcave të saj kufitare. Secili prej lëshuesve mund të mbajë katër raketa.
Sipas Kim Jong Un, transferimi i këtyre armëve, i kryer në një kohë kur vendi po rimëkëmbet nga përmbytjet që e goditën atë në korrik, është një “manifestim i dëshirës së fortë për të vazhduar forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes”.(Fatosi)