Papa Francesku për Lindjen e Mesme (Foto Ora News)
Zhvillimet në Lindjen e Mesme u përmend nga Papa Françesku , duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, shkruan rtsh.al.
“Sulmet si dhe vrasjet, nuk mund të jenë kurrë një zgjidhje! Nuk na ndihmojnë të ndjekim rrugën e paqes, të drejtësisë! Ato prodhojnë më shumë urrejtje dhe hakmarrje!”, theksoi Papa.
“Mjaft, motra dhe vëllezër, mjaft. Mos e mbytni fjalën e Zotit, paqe, por le të jetë fryt i Tokës së Shenjtë”, shtoi ai.
“Duhet gjetur guximi i nevojshëm për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një armëpushim në Gaza dhe në të gjitha frontet. Pengët duhet të lirohen, ndihma humanitare duhet t'i jepet popullatës civile”, tha Françesku. Drejtësia duhet të vendoset dhe e vërteta duhet të mbizotërojë”, përfundoi Papa.(Fatosi)