Mbledhje urgjente e qeverisë britanike (Foto RTSH)
Më shumë se 150 persona u arrestuan përgjatë fundjavës në Britaninë e Madhe, duke nxitur qeverinë britanike të hënën të thërrasë një mbledhje urgjente të kabinetit, njofton rtsh.al.
Foto nga VCG
Takimi mbahet pasi kryeministri Keir Starmer dënoi sulmin në një hotel ku strehoheshin azilkërkues në Roterham dhe premtoi se ata që u përfshinë në trazira do të përballen "me tërë forcën e ligjit". Me një deklaratë para popullit, kreu i qeverisë u zotua se "do të bëjë gjithçka mundet për t'i çuar banditët para drejtësisë".
Në Roterham, të paktën dhjetë oficerë policie mbetën të plagosur dhe një ra pa ndjenja pasi demonstruesit kundër emigrantëve hodhën copa dërrasash drejt oficerëve dhe shkumë kundër zjarrit. Dhuna ishte me skena të ngjashme në fillim të javës së kaluar edhe në Sauthport, Belfast, Liverpul, Notingam.
Foto nga VCG
Ministrat kanë deklaruar se gjykatat mund të qëndrojnë hapur 24 orë në mënyrë që të ndjekin shpejt rastet penale si në vitin 2011. (Fatosi)