Jep dorëheqjen Kryeministrja e Bangladeshit, vendi do të drejtohet nga një qeveri e përkohshme
2024-08-06 12:18:35

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një qeveri e përkohshme do të krijohet për të drejtuar Bangladeshin, pasi Kryeministrja Sheikh Hasina dha dorëheqjen të hënën, pas protestave në vend, sipas shefit të ushtrisë, Gjeneralit Waker-Uz-Zaman. 

Zaman i bëri deklaratat të hënën pasdite, në një transmetim për kombin në televizionin shtetëror. Ai njoftoi se Hasina ka dhënë dorëheqjen, gjë që konfirmoi raportimet e mediave më herët për dorëheqjen e saj.

“Ne do të formojmë një qeveri të përkohshme”, tha shefi i ushtrisë. 

Nuk do të ketë nevojë për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme nëse situata përmirësohet, tha Zaman. 

Hasina, 76 vjeçe, në janar mori detyrën për mandatin e saj të katërt pesëvjeçar si kryeministre e vendit, pasi partia e saj në pushtet Awami League (AL) korri një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare.