Stafi i AKBN-së dhuron gjak për talasemikët dhe pacientët në nevojë
2024-07-09 15:46:24

Dhurimi i gjakut (Foto Atsh)

Dhurimi i gjakut (Foto Atsh)

Stafi i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore iu përgjigj pozitivisht fushatës dhe thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak, shkruan “ATSH”.

Drejtori ekzekutiv i AKBN-së, Petrit Malaj, shprehu mirënjohje ndaj punonjësve të këtij institucioni, të cilët dhuruan gjak vullnetarisht.

Mijëra jetë shpëtohen prej dhuruesve vullnetarë të gjakut çdo vit. Të aksidentuarit, të sëmurët kronikë, hemofilikë, atyre me dializë, pacientët me talasemi, të cilët duhet të marrin gjak çdo 2 javë për gjatë gjithë jetës të tyre.

Sipas ekspertëve të transfuzionit të gjakut, dhurimi çdo 6 muaj ndikon me deri në 90% në zvogëlimin e mundësisë për sëmundje kardiovaskulare.

Çdo dhurues gjaku përfiton kryerjen e disa testimeve falas: Gjak komplet, Transaminazat ALT, Konfirmimin e grupit të gjakut dhe Rh, Testim për Hepatit B, C, HIV, Sifiliz, Glicemia, Kreatinemia, Proteinemia, Kolesterolemia, Trigliceridemia dhe Feritinemia.

Autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut në mënyrë të rregullt për të krijuar një rezervë të vazhdueshme gjaku, në mënyrë që pacientët në nevojë të mund ta marrin atëherë kur do të kenë nevojë. (Irma)